22.09.2018

Syzet me kamera tredimensionale, për vetëm 399 dollarë

5 Shkurt 2018

Përparimi i teknologjisë këtë herë prek syzet, varianti më i fundit i të cilave të kujton filmat e James Bond. Syzet e veçanta, prodhim i kompanisë “Orbi”, kanë të instaluara në skeletin e tyre kamera 360 gradëshe që mundësojnë për të parën herë nga një filmim të tillë tredimensional.

Nga sa shpjegojnë ideatorët e cituar nga VOA, këto syze janë të pajisura me katër kamera, dy në pjesën para e dy prapa. Videoja e prodhuar prej tyre ka një rezolucion të larte 4K.

Syzet e para të botës që filmojnë në 360 gradë lejojnë regjistrimin ndërkohë që personi duart i ka të lira.

Por si funksionojnë ato saktësisht? Duket se fare thjeshtë; pasi i vendos, shtyp një buton dhe çdo gjë është automatike. Për të mos shkelur privatësinë e personave përreth, janë të pajisura edhe me drita sinjalizuese LED, të cilat ndizen gjatë xhirimit me qëllimin që personat në afërsi ta dinë se po filmohen.

Videoja mund të shpërndahet menjëherë, e mund të ruhet në një kartë memorie.

Syzet i rezistojnë ujit, kanë xhama të polarizuar e mund të porositen për 399$, dhe kompania njoftoi se shpërndarjen, e fillon ne muajin gusht.