16.08.2018

Sensorët që parandalojnë vdekjen e fëmijëve nga të nxehtit brenda automobilave

3 Qershor 2018

Çdo verë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vdesin 35-40 fëmijë për shkak të nxehtit kur lihen vetëm në automobila.

Përfaqësuesit e sigurisë thonë se skenarët e tillë do të vazhdojnë përderisa automobilat nuk do të pajisen me sisteme detektuese, që parandalojnë raste të ngjashme.

Ekspertët e sigurisë thonë se sikurse sistemet ekzistuese që alarmojnë shoferët se një derë është e hapur, apo rripi i sigurisë nuk është vënë, duhet të ekzistojë një teknologji që lidhet me ulësen për fëmijë e që do të adresohej për rastin e më shumë se 800 fëmijëve të vdekur nga të nxehtit që prej vitit 1990, shkruan Koha Ditore.