19.12.2018

BE fton Facebook, Twitter dhe Google të respektojnë ligjet e bllokut

15 Shkurt 2018

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje Facebook-ut, Twitter-it dhe Google-it që të bëjnë më shumë për t’iu përmbajtur ligjeve të BE-së, duke thënë se propozimet e gjigantëve të teknologjisë ishin të pamjaftueshme.

BE-ja thotë se këto tre kompani kanë rregulluar pjesërisht shqetësimet mbi mënyrën se si përdoruesit e tyre informohen mbi heqjen e përmbajtjeve të tyre ose përfundimin e kontratave.

Autoritetet e bllokut, të cilët kërkuan ndryshime vitin e kaluar, kanë fuqinë për të vënë gjoba nëse kompanitë nuk plotësojnë detyrimet e reja.