19.12.2018

Sevilla bën befasinë, eliminon Manchester Unitedin

13 Mars 2018

Spanjollët viteve të fundit e kanë dominuar skenën europiane të futbollit. Por këtë duket se nuk e ka llogaritur mirë Jose Mourinho, që u befasua nga Sevilla këtë mbrëmje në Old Trafford, transmeton Gazeta Metro.

Pas ndeshjes së parë që përfundoi pa gola në Spanjë, pritej që United ta siguronte kualifikimin në ndeshjen në Angli. Por, kështu nuk mendoi sulmuesi Wissam Ben Yedder që u inkuadrua në minutën e 72-të dhe shënoi dy gola brenda 4 minutash për ta heshtur Teatrin e Ëndrrave.

United megjithatë arriti të shënonte një gol përmes Romelu Lukakut pak minuta para fundit, por kjo nuk mjaftoi që United të ketë gjasa për kualifikim në çerekfinale të garës më të madhe europiane në futboll.

Në ndeshjen tjetër, Roma fitoi dhe u kualifikua ndaj Shakhtar Donetskut me rezutat të përgjithshëm 2-2 pas fitores minimale 1-0 me golin e Edin Dzekos./gazetametro.net/