16.07.2018

Raiola gjen klubin e ri për Donnarumman

17 Prill 2018

Gianluigi Donnarumma pritet të largohet nga Milan.

Portieri italian ka filluar të kërkohet nga disa prej klubeve më të mëdha në futbollin evropian.

Kurse, mediat italiane raportojnë se menaxheri i tij, Mino Raiola i ka ofruar shërbimet e portierit te Paris Saint-Germain.

Klubi i pasur francez është aktualisht favorit për blerjen e Donnarummas, gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Milan thuhet se ka gjetur zëvendësimin e Donnarummas duke arritur marrëveshje për angazhimin e portierit Pepe Reina nga rivali i Serie A, Napoli./Lajmi.net/