26.05.2018

Miqësorja Shqipëri-Kosovë luhet më 29 maj në Cyrih

15 Maj 2018

Pas shumë spekulimeve, është vendosur zyrtarisht që miqësorja në futboll mes Shqipërisë dhe Kosovës të luhet më 29 maj në Cyrih.

Ditë më parë u tha se Shqipëria nuk kishte arritur të marrë pëlqim nga Zvicra, por tani gjithçka është zyrtare dhe miqësorja do të zhvillohet në Cyrih.

\"Pas shumë përpjekjeve dhe angazhimit të jashtëzakonshëm të presidentit të FFK-së, z. Fadil Vokrri, më në fund Federata e Futbollit e Zvicrës ka dhënë leje për zhvillimin e ndeshjes miqësore ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë\", ka thënë Federata e Futbollit të Kosovës në një komunikatë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 29 maj  në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih në orën 20.00./Gazeta Express/