21.02.2019

FIBA: Prishtina vazhdon të shkruajë histori

7 Shkurt 2019

Pas triumfit historik të Prishtinës, mbrëmë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ndaj Pinar Karsiyaka, organi qeverisës i basketbollit botëror, FIBA, e publikoi një artikull, ku theksohet arritja e klubit kosovar.

Prishtina e arriti edhe një tjetër moment historik në Kupën Evropiane të FIBA-s, duke u bërë njëra ndër tri ekipet e fundit që e kompletuan listën e 16 klubeve më të mirë në këtë garë, shkruan FIBA, transmeton Gazeta Express.

Prishtinë triumfoi në ditën e fundit të rrethit të dytë, së bashku edhe me dy klubeve të tjera holandeze, Donar Groningen dhe ZZ Leiden.

Pasi që të gjitha vendet për kualifikim të drejtpërdrejtë ishin të zëna, kjo treshe e zuri një vend në play-offs duke përfunduar në pozitën e tretë në grupet e tyre, duke iu bashkuar Alba Fehervarit, që e kishte siguruar vendin më herët.

Duke u kualifikuar nga rrethi i dytë për herë të parë në histori të klubit, Prishtina e drejtuar nga Damir Mulaomerovic vazhdoi ta shkruajë historinë me fitoren me rezultat 82:79 NDAJ Pinar Karsiyaka, duke ia zënë kështu vendin Szolnoki Olajit në Grupin I.

Khalid Boukichou i shfrytëzoi mungesat e klubit turk, duke i shënuar 16 pikë dhe duke i bërë pesë asiste, ndërsa Dardan Berisha dhe Kyan Anderson i shënuan të dy nga 15 pikë.

Sek Herny dhe Akif Egemen Guven i grumbulluan nga 21 pikë për mysafirët nga Izmiri. Guven arriti t’i bëjë edhe 11 kërcime.

Klubi kosovar përfitoi nga mundësia për t’u kualifikuar pasi që Szolnoki Olaj përsoi humbje me rezultat 91:83 kundër liderit të grupit, Wurzburg./Gazeta Express/