22.07.2019

Arbër Zeneli, futbollisti i vitit 2018 në Kosovë

20 Dhjetor 2018

Arbër Zeneli është shpallur nga Federata e Futbollit e Kosovës si futbollisti më i mirë në Kosovë për vitin 2018.

Ylli i Përfaqësues së Kosovës, Arbër Zeneli, ka arritur ta fitoj çmimin si lojtari më i mirë në Kosovë për këtë vit.

Mesfushori kosovar arriti ta fitoj këtë çmim, fal paraqitjes fantastike ndaj Azebajxhanit, duke realizuar het-trik.

Zeneli arriti ta kualifikoj Kosovën në play-offin e Ligës së Kombeve, e që gjithashtu ishte edhe golashënuesi më i mirë në fazën e grupeve.

Futbollisti i skuadrës Drita, Xhevdet Shabani është shpallur lojtari më i mirë i Super Ligës, gjithashtu edhe Bekim Isufi i cili vjen nga e njëjta skuadër, është zgjedhur trajneri ma i mirë i vitit 2018.