16.08.2018

Rita Ora mahnit me paraqitjen në gala mbrëmjen për komunitetin LGBTQ

12 Qershor 2018

Rita Ora ka qenë e ftuar në gala mbrëmjen e organizuar nga "Trevor Project".

Këngëtarja u sigurua të merrte vëmendjen me paraqitjen në këtë mbrëmje, e veshur me të kaltër, shkruan lajmi.net.

Rita mbrëmë ishte e ftuar speciale të performonte në kuadër të asaj mbrëmjeje, ku u shfaq mahnitëse.

Sipas DailyMail, “Trevor Project” ëshhtë organizata kryesore kombëtare në SHBA që merret me parandalimin e vetvrasjeve të lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transgjinorëve të moshave 13-24 vjeç.

Rita tash e sa muaj është në lidhje me këngëtarin Andrew Watt, por pas publikimit të këngës “Girls” ajo ka pranuar se është biseksuale./Lajmi.net/