16.07.2018

Rikthehet Luana Vjollca, paralajmëron projektin më të ri

14 Prill 2018

Moderatorja e njohur Luana Vjollca për një periudhë afro dy mujore ka qëndruar larg ekranit.

Pas përfundimit me sukses të projektit të saj ‘Shiko kush luan’ ajo ka paralajmëruar  se është shumë pranë rikthimit.

'Ju mungova? Shihemi shpejt me projekte te reja. Shijoni fundjavën' ka shkruar moderatorja sexy në postimin e saj të fundit.

Bukuroshja e ekranit nuk ka saktësuar se për çfarë projektesh bëhet fjalë dhe nga mënyra e të shkruarit tregon se do të ketë më shumë se një risi.

Ajo që nuk mund të mbetet larg vëmendjes krah lajmit të të rejave është pamja mjaft sportive dhe njëkohësisht shumë sensuale e Luanës.