26.05.2018

“Eurovisioni” përfundimisht ndalon transmetimin në Kinë

12 Maj 2018

Organizatorët e festivalit të “Eurovisionit”, kanë ndaluar një stacion televiziv kinez që ta transmetojë festivalin, pas censurimit të një nga performancave ku shfaqej një skenë e komunitetit LGBT.

Sindikata Evropiane e Transmetimeve (EBU), e cila organizon garën dhe e shpërndan atë në transmetuesit botërorë, tha se kishte ndërmarrë aksion pasi Mango TV prishi dy aktet në gjysmëfinalen e parë, të transmetuar të martën, shkruan CNN, transmeton Telegrafi.

Cila është gjuha më e rrallë që përdoret në Eurovision?

Global Times i Kinës, një tabloid shtetëror, tha të premten se dy nga performanca, përkatësisht ajo e Irlandës dhe e Shqipërisë u censuruan, për shkak se njëra prmovonte komunitetin LGBT dhe tjetra tatuazhet në trup.

Në përgjigje, EBU përjashtoi TV Mangon nga transmetimi i gjysmëfinales së dytë të së enjtes dhe finales, e cila përfshin performanca nga 26 vende dhe është duke u mbajtur këtë vit në Lisbonë, Portugali.

“Kjo nuk është në përputhje me vlerat e universitetit dhe përfshirjes së EBU-së dhe traditën tonë krenare për të festuar diversitetin përmes muzikës”, thuhet në deklaratën nga EBU.

Mango TV nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese nga CNN për të dhënë një koment lidhur me këtë rast.

Kënga irlandeze, kënduar nga Ryan O’Shaughnessy, është një këngë dashurie për një marrëdhënie midis dy burrave dhe përmban dy kërcimtarë meshkuj, ndërsa këngëtari përfaqësues i Shqipërisë, Eugent Bushpepa, ka disa tatuazhe në trup.

“Një flamur ylber në turmë, që përfaqëson komunitetin LGBT, ishte gjithashtu i paqartë në transmetim”, tha Global Times.
Udhëzimet e lëshuara në Kinë në vitin 2016 e karakterizuan homoseksualitetin si një “sjellje jonormale seksuale” e papërshtatshme për televizionin kinez, krahas incestit, abuzimit seksual dhe “perversionit”.

O’Shaughnessy i tha BBC-së se ai e mirëpriti vendimin. “Që nga fillimi sapo thashë se dashuria është dashuri, nuk ka rëndësi nëse është midis dy djemve, dy vajzave, apo një djalë dhe një vajze”, tha ai.

Irlanda, e cila mban rekordin për fitore në Eurovision, por fati i të cilave është dobësuar në vitet e fundit, u kualifikua për finalen e madhe të së shtunës, ashtu si edhe Shqipëria. /Telegrafi/