15.08.2018

Kjo është bukuroshja që rrëmbeu kurorën e “Miss Shqipëria 2018”

12 Qershor 2018

Mbrëmë u mbajt eventi i bukurisë "Miss Shqipëria 2018".

Gara ishte shumë e ngushtë mes vajzave konkurrente, por kurorën më të bukurës e mori Alba Bajrami, shkruan lajmi.net.

Në mesin e të ftuarve ishin edhe vajzat të cilat kanë mbajtur këtë epitet gjatë viteve të kaluara.

E pranishme qe edhe Zaimina Vasjari, e cila ka mbajtur kurorën e “Miss Shqipërisë” në vitin 2002.

Ishte paraparë që e pranishme të jetë edhe Almeda Abazi, por bukuroshja dje është larguar për në Turqi. /Lajmi.net/