19.12.2018

Khloe Kardashian zbulon si e pagëzoi vajzën

17 Prill 2018

Një nga femrat më të komentuara në familjen Kardashian është edhe Khloe Kardashian.

Bukuroshja këto ditë ka sjellë në jetë vajzën, lindje kjo që bëri bujë në shtypin rozë në gjithë botën, shkruan lajmi.net.

Kjo ngase, Khloe ishte tradhëtuar nga partneri i saj, Tristan Thompson, vetëm një ditë para se Khlo të lindte.

Në rrjete sociale, ajo ka bërë publik emrin e vajzës, të cilën e ka pagëzuar True Thompson, duke i bërë asaj dedikim prekës.

Krahas gjithë atyre thashethemeve që kanë qarkulluar për ndarjen e çiftit, duket se Khloe e ka falur Tristanin dhe në rrjete sociale ka thënë që janë “prindër krenarë”./Lajmi.net/