21.06.2018

Era Istrefi “kontrabandoi” ngjyrat e flamurit të Kosovës në Himnin e Botërorit (Foto/Video)

9 Qershor 2018

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Era Istrefi, u bë pjesë e këngës së Botërorit Rusia 2018. Por, atje, Era ka marrë me vete diçka nga Kosova, raporton KosovaOnline.info.

Në klipin e këngës “Live it up”, ajo fillimisht del me ngjyrat e flamurit të Kosovës. Një pallto të kaltër dhe gjoksin e mbuluar me të artë, ajo duket si flamuri i Kosovës.

Në këtë mënyrë, duket se Era e ka “kontrabanduar” flamurin e Kosovës në Botërorin Rusia 2018. Ky shtet është një prej kundërshtarëve më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës./KosovaOnline.info/