24.07.2019

Edona Llalloshi pozon pranë skulpturës së Dua Lipës në Londër

4 Mars 2019

Këngëtarja, Edona Llalloshi ka pozuar pranë Dua Lipës.

Këngëtarja e mirënjohur, Edona Llalloshi aktualisht është në Londër dhe atje ka vizituar muzeun e figurave prej dylli, Madame Tussauds, shkruan lajmi.net.

Në atë muze, këngëtares shqiptare, Dua Lipës i është krijuar një skulpturë prej dylli dhe kjo na bëri krenarë të gjithëve.

Edona shfaqet tejet atraktive gjersa shfaqet pranë këngëtares, Lipa dhe merr të njëjtën pozë sikurse ajo.

Llalloshi po vazhdon të jetë aktive në projekte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore jo vetëm në trojet shqiptare por edhe më gjerë./Lajmi.net/