19.12.2018

Dua Lipa shënon edhe një tjetër sukses

13 Mars 2018

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po vazhdon të korrë suksese në botë.

Ajo tashmë ka bërë fansa nga e gjithë bota, të cilët përcjellin me shumë vëmendje çdo të arritur të saj, shkruan lajmi.net.

Në postimin e fundit bërë në Instagram, Dua ka treguar se ka arritur 8 milionë ndjekës në llogarinë e saj.

“8 MILIONË ndjekës woweeee !! Unë tani kam lëkurë të pastër, vizion 20/20 dhe gjoksin në formë të konit!! Ju dua shumë njerëz! Të gjitha shaka mënjanë, me të vërtetë ju dua. FALEMINDERIT❤️❤️❤️❤️ // 📸”, ka shkruar këngëtarja mbi fotografinë në të cilën shfaqet me sutjena.

\"IDGAF” titullohet projekti i fundit nga Dua Lipa, këngë e cila po pritet shumë mirë nga publiku./Lajmi.net/