27.06.2019

Camila ia kalon Adele

11 Janar 2019

Camila Cabello është mbretëresha e re e muzikës më të dëgjuar!Hiti i 21-vjeçares “Havana”, është bërë kënga më e dëgjuar online e të gjitha kohërave nga një artiste femër.

Tani “Havana” numëron mbi 3.4 miliardë dëgjues – duke e mundur këngën “Hello” të Adele, e cila kishte 3.36 miliardë.

Kujtojmë se Camila është nominuar për dy çmime në ceremoninë e ardhshme të Grammy Awards – një në kategorinë Performanca Më e Mirë Pop Solo për “Havana” dhe tjetra për Albumin Pop me Vokalin Më Të  Mirë për albumin e saj debutues me titullin Camila.Kjo ceremoni pritet të mbahet në muajin e ardhshëm.