16.08.2018

Bleona Qereti publikon pjesë nga filmi i saj më i ri

11 Qershor 2018

Një vit më parë këngëtarja Bleona Qereti njoftoi fansat e saj se ishte përzgjedhur për të qenë pjesë e një filmi në “Hollywood”.

Ajo do të luajë krah aktorit të mirënjohur Nicolas Cage në filmin dramë-thriller që mban titullin '211'.

Bleona luan rolin e Christine, e cila duket se është një kliente, që po shijon kohën e kaluar në një lokal me miqtë e saj.

Bleona është ndjerë mjaft e vlerësuar dhe entuziaste për këtë hap të ri në karrierën e saj artistike./Gazeta Express/