20.04.2019

Bebe Rexha refuzohet nga stilistët për shkak të përmasave të trupit

23 Janar 2019

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka reaguar publikisht për disa stilistë që refuzuan t’i japin veshje për ngjarjen “Grammy Awards”, pasi trupi i saj është i madh dhe nuk kanë masa të tilla.

Këngëtarja 29-vjeçare u shpreh e nevrikosur se stilistët nuk i jepnin veshje pasi i përket një mase të madhe dhe shtëpitë e modës nuk punojnë me vajza të tilla, përcjell albinfo.ch.

Rexha nuk e duroi këtë gjë dhe i ofendoi publikisht me një video në Instagram, duke i shtuar shkrimin:

“Më falni, unë duhet ta nxirrja gjithë këtë mllef. Nëse nuk ju pëlqen stili apo muzika ime, është tjetër gjë. Por nuk mund të thoni që nuk vishni dot dikë se nuk ka masat e modeleve të pasarelave. Fuqizoni femrat që të duan trupin e tyre dhe të mos ndihen të pasigurta me veten. Megjithatë, unë do shkoj në Grammy. #Duajenitrupintuaj”, ka shkruar ajo.