23.10.2018

8 fakte interesante rreth Eurovisionit, i fundit është i papritur

12 Maj 2018

Eurovisioni është gara më e rëndësishme e muzikës evropiane, që ndiqet me shumë interesim jo vetëm në Evropë, por edhe përtej saj. Shpesh kritikohet se përzgjedhja e këngëve fituese bëhet në mënyrë politike, megjithatë, shpeshherë këngët fituese janë bërë hite, raporton KosovaOnline.info.

Më poshtë janë disa fakte interesante rreth këtij festivali të këngës evropiane:

1.Janë 27 shtete që kanë fituar vendin e parë.

2.Më së shumti ka fituar Irlanda, gjithsej 7 herë.

3. Irlanda ka fituar tri herë radhazi në vitin 1992, 1993 dhe 1994, ndërsa sërish ka fituar në vitin 1996. Kurse Izraeli dy herë radhazi në vitin 1978 dhe 1979, kurse Spanja dy herë në vitin 1968 dhe 1969.

4.Vendin e dytë më së shpeshti e ka zënë Britania e Madhe, gjithsej 15 herë.

5. Turqia dhe Azerbajxhani janë dy shtete të cilat nga 1 herë në historinë e Eurosongut e kanë fituar vendin e parë, të dytë dhe të tretë.

6.Janë 25 shtete që nuk e kanë fituar asnjëherë vendin e parë në Eurovision.

7. Janë 16 shtete që asnjëherë nuk e kanë fituar as vendin e parë, as të dytin as të tretin.

8.Republika Çeke suksesin më të madh që e ka pasur në Eurovision është renditja në vendin e 25, ndërsa pak më shumë sukses ka shënuar San Marino në vendin e 24. Ndërkohë, dihet që në finale marrin pjesë 26 shtete./KosovaOnline.info/