26.04.2018

Tinka Kurti akuzon Molliqajn e Goranin se përmes mediave të SHIK-ut po e luftojnë VV-në

12 Dhjetor 2017

Zëdhënësja e Vetëvendosjes, Tinka Kurti përmes një postimi në facebook ka akuzuar kolegët e saj, Dardan Molliqaj e Dukagjin Gorani se po dërgojnë informata në mediat e SHIK për ta shkatërruar VV-në.

Ja postimi i saj i plotë

Lajmi i publikuar është rrenë. Ky sulm më është bë' vetëm se nuk jam pjesë e grupit që shantazhon dhe mundohet ta shkatërrojë Lëvizjen nga brenda.
Për këto shpifje janë zgjedhë me kujdes mediat e SHIK-ut, si (mini) metro e Valon Sylës, Periskopi i Dukagjin Goranit dhe shokëve të Dardan Molliqajt, Ekspressi i Berat Buzhalës.
Se kush po i nxjerr infot, kjo u kuptua mbramë, kur informata ekskluzive të porositura nga grupi i shantazhit, dolën në Periskop direkt nga mbledhja e Kryesisë. Mbledhje e mbyllur. Të pavërteta gjithsesi.
Sigurisht që nuk na trembni ju që keni frikë edhe nga Këshilli i Përgjithshëm.