16.07.2018

Si po i çon zyrtari i Listes Serbe milionat e buxhetit të shtetit në Veri?

17 Prill 2018

Lista Serbe është duke orientuar në veri miliona euro nga buxheti i shtetit, ani se formalisht ka braktisur koalicionin.

Ministria e Bujqësisë ka publikuar fundjavën e shkuar një thirrje për aplikim në një Program të veçantë mbështetës, dedikuar rajonit të Mitrovicës Veriore të banuar kryesisht me serbë, shkruan sot Koha Ditore.

Ministria udhëhiqet nga Nenad Rikallo.

Ndonëse ai dhe kolegët e tij Dalibor Jevtiq e Ivan Todosijeviq janë deklaruar ta kenë braktisur Qeverinë, të tre vazhdojnë t’i drejtojnë institucionet nën arsyetimin e ushtrimit të “mandatit teknik” deri në emërimin e ministrave që do t’i pasojnë.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ndërkaq, është duke e toleruar këtë situatë, duke mos i emëruar ministrat e rinj.