21.06.2018

Rusia kërcënon Anglinë më armë bërthamore

14 Mars 2018

Jemi një fuqi bërthamore që nuk mund të kërcënohet". Kështu i është përgjigjur Rusia ultimatumit të kryeministres britanike Theresa May për të dhënë informacion në lidhje me përgjegjësinë e vrasjes me agjentë nervorë të ish-spiunit rus Sergei Skripal një javë më parë.

May ka marrë edhe mbështetjen e liderëve të tjerë perëndimore si Donald Trump, Emannuel Macron apo Ankela Merkel për të marrë masa ndëshkuese ndaj Rusisë, të cilën ajo e konsideron përgjegjëse për vrasjen e ish-spiunit rus që kishte punuar për shërbimet sekrete britanike.

Fill pas ultimaturimit të May, ambasada ruse në Londër ka reaguar duke thënë se ccdo veprim ndiqet nga një kundër veprim duke paralajmëruar për përgjigje ndaj cdo mase të marrë nga britanikët.

Një ndër masat e para që perëndimi pritet të marrë ndaj Rusisë është ndalimi i transmetimeve të televizionit ndërkombëtar rus Russia Today, gjë për të cilën Kremlini zyrtar tha se do të hakmerrej duke mbyllor ccdo media në gjuhen angleze në territorin e tij.