22.07.2019

Rrahja e djeshme në LDK, gjashtë të arrestuar dhe dy të lënduar

17 Qershor 2019

Gjashtë persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë lënduar nga përleshja që ndodhi  dje në nëndegën e LDK-së në Mat gjatë procesit zgjedhor.

Policia njofton se dy të lënduarit kanë marrë edhe trajtim mjekësor, por lëndimet kanë qenë lëndime të lehta trupor.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Raportohet se njëri nga të ndaluarit është gardian i Shërbimit Korrektues të Kosovës, ndërsa tjetri është punonjës i sistemit gjyqësor.