22.07.2019

LDK merr vendim që Borovci e Abrashi të tërhiqen nga gara për kryetar të Degës së tretë në Prishtinë

17 Qershor 2019

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK-së, të udhëhequr nga kryetari Isa Mustafa mes tjerash, u analizua edhe situata e krijuar në disa degë të partisë gjatë procesit zgjedhor.

Theks i veçantë i është kushtuar zhvillimeve të fundit në Degën III në Prishtinë, me ç’rast Kryesia rithekson se sjelljet e dhunshme dhe pamjet e tilla janë mënyra dhe metoda të papranueshme për LDK-në, transmeton Koha.net.

Duke analizuar situatën e krijuar, kryesia e LDK-së morri vendim që Hazir Borovci dhe Arban Abrashi, të përmendur në teren për kryetar të Degës III në Prishtinë, të tërhiqen nga gara për kryetar të Degës, me qëllim që t’i kthehet normaliteti procesit të zgjedhjeve brenda LDK-së.

Me pjesën e mbetur të procesit zgjedhor në Degën III do të udhëheqë Kryesia Qendrore e LDK-së.