10.12.2019

Kurti optimist për arritjen e koalicionit me LDK-në

22 Gusht 2019

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, pas shpërndarjes së Kuvendit është shprehur se është optimist që koalicioni me LDK-në do të ndodhë, raporton Zëri.info.

“Kur të kemi rezultate konkrete sa i përket koalicionit me LDK-ne ne do ti tregojmë menjëherë. Tash për tash jemi në një proces me vullnet të mirë për kurorëzimin e të cilit unë jam optimist”, ka thënë Kurti.

Kurti duke përmendur koalicionet e mundshme theksoi se janë disa parime mbi të cilat do të formohet qeveria, mirëpo duke e përjashtuar kategorikisht një bashkëpunim me PDK-në.

“Për zgjedhjet që do të mbahen unë po them se çka duhet, se çfarë qytetarët kanë nevojë dhe çfarë ne jemi të gatshëm, varësisht prej këtyre kauzave do të formohet edhe qeveria. Shteti i kapur i Kosovës është i tillë pikërisht për shkak të PDK-së që e ka uzurpuar shtetin dhe e ka humbur veten si parti”, ka shtuar ai./Zëri/