21.06.2018

Hoti: Hajde ta ratifikojmë Demarkacionin dhe të bëhemi bashkë për zgjedhje

14 Mars 2018

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së Avdullah Hoti në fjalën e tij në seancën e sotme bëri sërish thirrje që të votohet sa më shpejtë marrëveshja e kufirit me Malin e Zi dhe të bëhen bashkë për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj.

Në këtë mënyrë, Hoti tha, të përgatiten edhe për zgjedhje të reja. Hoti, po ashtu kritikoi ashpër qeverinë e udhëhequr nga Haradinaj.

Reagimi i Hotit vjen pasi pozita në seancën e sotme nuk ia votoi rekomandimet e tyre për rritjen e pagave që e bëri kohë më parë Ramush Haradinaj.

Madje dje, pozita nuk e bëri as kuorumin e mjaftueshëm për ta hedhur në votim.