21.06.2018

Haradinaj: LDK ka qenë kundër ushtrisë, dëshmitarë janë amerikanët

14 Mars 2018

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vazhduar përplasjet me GP të LDK’së në Kuvend. Ai akuzoi sot LDK’në se në ambasadën amerikane kishin refuzuar t’i japin një mandat serbëve dhe nga kjo kishin lënë Kosovën pa ushtri.

“Është LDK’ja ajo që e ka lënë Kosovën pa ushtri. Kemi qenë në ambasadën amerikane. Na kanë ofruar të kemi ushtrinë në vitin 2014.

“Ldk ka dashtë me e marrë 1 për qind të votave më shumë. Refuzuan me i jep një vend minoriteteve. Kanë shitë patriotizëm”, tha kryeministri.

“Je tu rrejt”, ka vazhduar t’i thotë kryeministri Haradinaj deputetit të LDK’së, Arben Gashi, i cili nuk dihet se cka i tha kryeministrit nga vendi i tij.