22.07.2019

Bora zë në gjumë kompanitë për mirëmbajtje, rrugët e Prishtinës të bllokuara

10 Janar 2019

Gjatë natës reshjet e borës kanë pasur intensitet shumë më të lartë se dje ditën, ndërsa trashësia e borës ka arritur në disa centimetra ngaqë reshjet ende vazhdojnë. Si shkak edhe rrugët janë bllokuar.

Rrugët në Prishtinë, si në lagjen "Dardania", ashtu edhe në qendër të kryeqytetit janë të mbuluara krejtësisht me borë, kurse kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve nuk janë parë ende në intervenim.