22.08.2019

Bill Clinton arrin në Kosovë

11 Qershor 2019

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, para pak minutash ka arritur në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Miku më i madh i kosovarëve  erdhi me rastin e përvjetorit të 20-të të çlirimit dhe hyrjes së trupave të NATO’s në Kosovë ku pritet të marrin pjesë personalitete të ndryshme nga e gjithë bota.

Ai sot do të takohet me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe më pas edhe me Kryeministrin Ramush Haradinaj. Gjatë takimeve, Clinton edhe do të dekorohet.