22.08.2019

15 mijë euro vlera e pikturave të Kryeprokurorit të Shtetit

10 Qershor 2019

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, si pasuri të paluajtshme ka deklaruar banesë me vlerë 120.000 euro, një tjetër me vlerë 80.000 euro dhe parcelë me vlerë 53.200 euro.

Në Agjencinë Antikorrupsion kryeprokurori ka deklaruar pasuri të luajtshme e një veturë Opel Corsa, me vlerë 8.000 euro dhe 5 piktura me vlerë 15.000 euro.

Para të kursyera ka deklaruar 13.243 euro dhe 7.046 në llogarinë e bashkëshortes, kurse si para të gatshme 3000 euro të fëmijëve të tij.

Lumezi ka edhe borxhe nga një huamarrje me vlerë 29.000 euro.

Të hyrat vjetore të Lumezit vinë nga paga e tij si kryeprokuror me shumë prej 13.600 euro, paga nga AAB me vlerë 3.456 euro, shërbime intelektuale 1.760 euro nga Buxheti i Kosovës, 289 euro mëditje dhe 8,4000 euro nga qiraja e banesës.