16.07.2018

Vdekja e vajzës 4 vjeçare, Policia jep detajet zyrtare

7 Prill 2018

Një vajzë katër vjeçare, ka ndërruar jetë si pasojë e zjarrit në një banesë në Ulpianë.

Policia ka dhënë detaje në lidhje me këtë rast. Sipas Policisë, zjarri ka kapluar banesën në orën 06:15 ndërsa fëmija ka ndërruar jetë pas orës 7 në QKUK.

“Sot rreth orës 06:15 në lagjen Ulpiana në Prishtinë është përfshirë nga zjarri banesa,  pronë e një femre shtetase e Shqipërisë. Si pasojë e zjarrit lëndime të rënda trupore ka pësuar një fëmijë 4 vjeç. E lënduara është dërguar në tretman mjekësor në QKUK.

Njësiti i zjarrfikësve ka fikur zjarrin njësitë policore janë duke u marrë me rastin. Rreth orës 07:40, në QKUK, ka ndërruar jetë fëmija që ka pësuar nga zjarri në banesë”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

Një zjarr i madh ka kapluar mëngjesin e sotëm një ndërtesë në Ulpianë, si pasojë e të cilit ka mbetur e vdekur një fëmij 4 vjeçar.