26.05.2018

Plagoset një person në lagjen ‘Arbëria’, detaje nga Policia

14 Maj 2018

Një person është plagosur në lagjen ‘Arbëria’ si pasojë e një incidenti me armë zjarri.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm.

Zëdhënësja e Policisë Rajonale në Prishtinë, Flora Ahmeti ka thënë për lajmi.net se viktima është dërguar për tretman mjekësor.

\"Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për gjuajtje me armë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë. Sipas informatave fillestare një person është plagosur nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar dy persona si dhe ka konfiskuar dy armë”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkohë njësitet e nevojshme policore janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin./Lajmi.net/