24.05.2019

Pejë, treni mbyt një person

1 Mars 2019

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pejën mëngjesin e së premtes. Dyshohet se një person rreth moshës 50-vjeçare është shkelur e ka mbetur i vdekur në vend të ngjarjes, raporton Express.

Burime të Gazetës Express kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 05:35 të mëngjesit.

Dyshimet e para janë se bëhet fjalë për një person rreth moshës 50-vjeçare që ka punuar si taksist.

Ngjarja ka ndodhur përballë Elkosit.

Policia momentalisht është në vend të ngjarjes, por ende nuk kanë dhënë diçka zyrtare.