19.12.2018

Parkon mbi shina, e merr treni para

17 Mars 2018

Në Shqipëri, të paktën në Tiranë, gjetja e një vend parkimi është makth më vete. Por çmenduria e radhës regjistrohet në Urën e Dajlanit në Durrës.

Shoferi i një Benzi ka parkuar makinën mbi shinat e trenit, duke pirë qetësisht kafen në një lokal aty pranë. Por mesa duket nuk e ka shijuar dot kafen deri në fund. Në momentin që makina ka qenë mbi shina, ka kaluar treni i linjës, duke e marrë para./tch/