22.07.2019

Një i vdekur në aksidentin e trafikut në autostradën Prishtinë-Podujevë

23 Dhjetor 2018

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, dje ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në fshatin Trudë, autostradën Prishtinë-Podujevë, ku në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person ndërsa personi tjetër është dërguar.

“Raportohet aksident trafiku me fatalitet me pjesëmarrjen e një automjeti me tabela të huaja, me vozitës dhe pasagjer meshkuj Shqiptar/shtetas të R. Maqedonisë, si dhe një Kamioni transportues me tabela vendore, me vozitës mashkull K/Shqiptar”, thuhet në raportin e Policisë, transmeton Koha.net.

“Si pasoj e aksidentit dhe lëndimeve të rënda të marra në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë pasagjeri i automjetit të udhëtareve viktima mashkull Shqiptar/shtetas i R. Maqedonisë, kurse vozitësi i dyshuari mashkull /shtetas i Maqedonisë, është dërguar në QKUK për tretman mjekësore”, thuhet tutje në raport.

 Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konfirmuar mjeku kujdestar.

Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante Policore, njësiti i zjarrfikëseve dhe Prokurori i shtetit.

Me vendimin e Prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML, kurse dy vozitësit e dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes, njëri prej tyre nën mbikëqyrjen Policore në QKUK.