23.10.2018

Ky është 58-vjeçari që vdiq me parashutë sot në Istog (Foto)

10 Qershor 2018

Një 58 vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e së dielës në bjeshkët e Istogut.

Telegrafi mëson se personi i vdekur është Xhavit Pepshi, i cili kishte humbur kontrollin mbi parashutën, duke rënë në mal.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 13:30, policia ka marrë një informatë për një 58 vjeçar të lënduar në Livadhet e Kabashit në Istog. Policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë konstatuar se personi ishte pa shenja jete”, ka thënë Ibra.

Deri me tani nuk dihen shkaqet e rënies që kanë sjell vdekjen e Xhavit Pepshit.

Zëdhënësi ka theksuar se të hënën Policia do të del me një raport lidhur me rastin.