21.06.2018

Aksident i çuditshëm në Prishtinë, furgoni futet në lokal

12 Qershor 2018

Një aksident ka ndodhur në Kodrën e Trimave, në Prishtinë.

Në orët e hershme të mëngjesit, një furgon është aksidentuar dhe është futur në një dyqan.

Në vendin e ngjarjes janë ekipet policore që po merren me rastin, ndërsa nuk ka të lënduar.