19.11.2019

Zyrtarja e BERZH-it: Me këtë intensitet, Kosova nuk e arrin standardin e BE-së as për 200 vjet

19 Qershor 2019

Drejtoresha e Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim në Ballkanin Perëndimor, Zsuzsanna Hargittai, thotë se për të arritur nivelin e të ardhurave mesatare të vendeve të BE-së, shteteve të Ballkanit Perëndimor u duhen edhe 200 vjet punë.

Këto deklarata ajo i ka bërë në një intervistë për agjencinë e lajmeve ‘Beta’, duke theksuar se niveli i përparimit në këtë rajon është shumë i ulët.

Ajo thotë se kjo situatë është shkaktuar nga trajtimi i pabarabartë i ndërmarrjeve publike dhe atyre private.

Megjithatë ajo thotë se një gjë e tillë mund të ndryshojë, pasi ajo thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë njerëz produktiv dhe të arsimuar, transmeton Gazeta Express.

Ndër të tjera ajo ka folur edhe për planet e investimit në Serbi që planifikohen nga BERZH-i, e që janë qindra miliona euro.