22.09.2018

Telekomi, përfituesi më i madh nga praktika e favorizimit të ndërmarrjeve publike në prokurim

14 Gusht 2018

Dy tenderë të ndarë - njëri për shërbime të telefonisë mobile i Ministrisë së Integrimit Evropian e tjetri për shërbime të internetit i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik - janë anuluar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP).

Kjo vetëm pse këto ministri nuk kishin zgjedhur Telekomin e Kosovës, edhe pse ky i fundit kishte humbur garën karshi ofertuesve privatë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Së bashku, të dy tenderët që me automatizëm do t’i kalojnë Telekomit, kapin shifrën prej 92 mijë eurosh.

OshP-ja bazë për këto vendime ka marrë pikën 4 të nenin 9 të Ligjit të prokurimit publik, i cili specifikon se autoritetet kontraktuese duhet të sigurohen se nuk ka ndonjë kompani publike që ofrojnë shërbimet dhe produktet që ato kërkojnë. Në të kundërtën, fitues duhet të zgjidhet kompania publike para asaj private.