22.09.2018

Për katër muaj, katër punëtorë kanë vdekur në vendin e punës

15 Prill 2018

Vetëm nga janari i këtij vitit e deri në fillim të prillit katër persona kanë humbur jetën në vendin e punës. Rastet e vdekjeve të punëtorëve në vendin tonë janë duke u shtuar nga viti në vit dhe kjo është mjaft shqetësuese, thonë zyrtarë të Sindikatës së Bashkuar të Punëtorëve.

Jusuf Azemi nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, thotë së është alarmante numri i vdekshmërive të punëtorëve në vendet e punës.Ai për Arbresh.info, ka thënë së është shqetësuese që edhe përkundër të gjitha këtyre rasteve ne ende si shtet nuk jemi duke për asgjë në këtë drejtim.

“Në bazë të të dhënave që nga janari i vitit 2018 e deri tash janë regjistruara katër (4) persona të cilët kanë vdekur në vendet e punës. Grup-mosha e të vdekurve janë nga 22 vite e deri mbi moshën 50 vjeçar të gjithë këta persona kanë vdekur brenda katër muajve të kiti viti. Shqetësimi më i madhe i joni si sindikatë është që për sektorin privatë dhe vdekjet e punëtorëve gjatë punës ne si Kosovë nuk jemi duke bërë asgjë për këtë qeshje e tëra çka po bëjmë janë vetëm njoftimet që kanë vdekur por asgjë më shumë dhe çka ma tutje. Edhe pronaret e kompanive edhe punëtoret kanë obligim të njoftojnë lidhur më rrezikshmëri e tyre në punë dhe ne si sindikatë kemi bërë një kërkesë në Ministrinë e Punës që të financon një projekt që sindikata ti njoftoj për rreziqet që i kanosen gjatë punës por fatkeqësisht nuk po e bëjnë ata çka janë të thirrur ta bëjnë dhe obligim do te thotë nuk është interesant për ta se çka po ndodh më jetën e punëtorëve”, ka thënë ai.

Tutje Azemi ka shtuar se nga verifikimet në teren nuk ka kontroll të mjaftueshme për kushtet e punës me të cilën punojnë punëtoret e sektorit privatë.

“E dimë se gjatë muajit Prill kjo Ministri do të organizoj një fushat lidhur më rrezikshmëri në punë por kjo nuk është asgjë sepse nuk mundemi që për një vite ti vetëdijësojmë vetëm brenda një dite. kur dihet se kemi mbi 100 mijë punëtor të cilët janë pjesë e sektorit privat pra nuk jemi tu bë asgjë lidhur më këtë problem.

Vetëm brenda vitit të kaluar kanë qenë gjithsej 20 punëtor të vdekur në vendet e punës. Ministria e Punës e ka obligim që ti edukoj pronaret e kompanive se ku mund të jenë të rrezikuar punëtoret po kjo Ministri nuk o tu bë asgjë në këtë drejtim. Ne si sindikatë kemi vëzhguar dhe kemi vizituar kemi bisedua më disa kompani lidhur me250 vinçat që bëjnë bartjen e materialeve që bëjnë punë në Kosovë dhe që nga viti 2012e deri më tash vetëm një kompani ka ftuar kompaninë e cila monitoron se sa janë në nivel apo jo. Pra kjo tregon se punëtoret punojnë më një material që nuk e din se a janë në nivel për të punuar më ta dhe se dinë sa është e rrezikshëm”, ka përfunduar Azemi për Arbresh.info

E në Ministrinë e Punës, thonë se janë duke i monitoruar të gjitha kompanitë privatë të cilat janë duke operuar në vende.

Basri Ibrahimi nga Inspektorati i Punës ka thënë për Arbresh.info, se fokusi kryesor i inspektoratit është pikërisht sektori i ndërtimtari, sepse sipas tij nga viti në vit po ngritën rastet e vdekjes së punëtorëve të këtij sektori. Ai shton se në të gjitha rastet janë duke ndërmarrë masa.

“Inspektorati i Punës fokusin kryesor e kemi në ndërtimtari , është shqetësuese që deri tash kanë vdekur katër persona në vendin e punës kryesisht në ndërtimtari dhe në të gjitha rastet kemi ndërmarr masat në bazë të kompetencave dhe edhe këtë vite e kemi fokusin më të madh në ndërtimtari tu e pas për bazë edhe numrin e madh të vdekjeve në këtë sektor ku vetëm vitin e kaluar 14 persona kanë vdekur në punë në sektorin e ndërtimtarisë dhe ka qenë viti më i rëndë .

Dhe ne kemi filluar menjëherë me inspektimin në ndërtimtari e për këtë edhe nga 1 prilli kemi fillua me fushatë intensive në ndërtimtari fokusi i veçante janë skelet. Personat që duhen të jenë të certifikuar , dhe mundësia e rrezikut në vendin e punës. E kanë për detyre që nëse nuk ka skele do t’u ndërpritet puna për një periudhë”, ka shtuar ai.
E në lidhje më mungesën e kontratave të punës në këtë sektor, Ibrahimi është shprehur se të gjitha kompanitë do të gjobiten në raste se hasin se punëtoret punojnë pa kontrata pune.

“Kemi dhëne gjoba aty ku kemi hasur në këto parregullsi dhe ne do të vazhdojmë edhe më tej që të inspektojmë këtë sektor dhe do ti ndërpremë punën të gjitha kompanive ku shohim së nuk ka kushte për punësim. Ne nuk do të kemi as një kompromis ndaj kompanive ku nuk i plotësojnë kushtet për punë. Atje ku nuk ka kontratë pune automatikisht do të gjobitet. Vitin e kaluar ne i kemi pasur rreth 1500 punëtor të cilët i kemi legalizua edhe këtë vite është përafërsisht i njëjti , ma herët ka pasur shumë ma shumë punëtor që kanë punuar pa kontrata pune, dhe besoj që gjobat kanë arritur efektin e tyre sepse tash kemi përmirësim sa i përket kontratave të punës”

Kujtojmë se sektori më i rrezikuar për aksidentet në punë vazhdon të jetë edhe me tej sektori i ndërtimtarisë, vetëm brenda vitit të kaluar 14 persona të këtij sektori kanë ndërruar jetë në vendet e punës