21.02.2019

Pal Lekaj: Qeveria duhet ta kryejë obligimin, duhet paguar 53 milionët ‘Bechtel&Enkas’

7 Shkurt 2019

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të kryejë obligimin e saj për të shlyer borxhin prej 53 milionë eurosh ndaj kontraktorit ‘Bechtel & Enka’ i cili mori përsipër përfundimin e autostradës ‘’Arbën Xhaferi’’.

Pal Lekaj deklaroi se pavarësisht që realizuam aneks kontratë pas zvarritjes së pagesave paraprake nga ana e qeverisë, i gjithë ky projekt nuk u trajtua seriozisht, njofton Klan Kosova.

”Është një projekt që duhet përkrahur. Lidh Kosovën me korridorin europian. Ua kemi borxh 53 milionë dhe është obligim i Qeverisë ta kryejë. Nuk është mbështetur me mjete financiare dhe nuk është marr seriozisht kontrata".

”Ky projekt nga ‘Bechtel & Enka’ do duhej të përfundonte në janar të 2018 por s’ka ndodh e kemi shtyer për një afat të ri”.

”Nga KDI raportohet se ne kemi fshehur kontratën – kjo nuk është e vërtetë”.

”Janë dy kapituj në këtë aneks kontratë – njëri flet për përfundimin e punimeve 31 dhjetor 2018”.

”Dhe tjetri për shkak të pagesave që s’kishim buxhet e që kontrata të jetë valide e zgjatëm deri më 1 qershor të 2019, jo për të kryer punimet por për të shlyer borxhin që ne i kemi ‘Bechtel & Enkas”.

”Më vjen keq për shumën 53 milionë por ky obligim duhet të kryhet, paratë duhet të paguhen”.