23.10.2018

Gjykata sërish vendos në favor të punëtorëve të larguar nga KEDS-i

12 Qershor 2018

Për të dytën herë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur në favor të 81 punëtorëve të larguar nga puna në KEDS dy vjet më parë, raporton KTV.

Avokati Nasuf Hasani thotë se punëtorët po presin të kthehen në punë. 81 punëtorët e larguar jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

Përfaqësuesi i tyre ligjor, Nasuf Hasani, shpreson që KEDS-i kësaj radhe do ta zbatojë vendimin e Gjykatës.

Përmes një përgjigjeje me shkrim, KEDS-i ka thënë që ky rast është ende në proces dhe se nuk ka ndonjë koment derisa të përfundojë, mirëpo shton që do ta respektojnë çdo vendim të prerë të Gjykatës. Edhe për vendimin e ri të Themelores, KEDS-i ka të drejtë ankese në Apel.