15.10.2019

BQK vërejtje bankave: Mos ua ndalni kreditë pensionistëve

24 Korrik 2019

Rreth 206 mijë e 500 pensionistë në Kosovë, nuk e kanë të drejtën e marrjes së kredisë në bankat komerciale, për shkak të moshës së tyre.

Për këtë, institucioni i Avokatit të Popullit ka hartuar një raport në të cilin e konsideron të pabarabartë këtë trajtim të pensionistëve nga bankat komerciale në Kosovë.

Ata, madje, për këtë çështje kanë drejtuar edhe disa rekomandime për Bankën Qendrore të Kosovës.

Këtë nismë të Avokatit të Popullit po e mirëpresin personat të cilët kanë kaluar moshën 65-vjeçare, duke u shprehur se është dashur që më herët të veprohet për këtë.

Sipas Zyrës së Avokatit të Popullit, BQK-ja u ka dërguar një letër javë më parë, në të cilën thuhet se kjo e fundit ka kërkuar nga të gjitha bankat komerciale rishikimin e politikave të tyre./ktv