22.09.2018

ARKEP: Çmimet e thirrjeve dalëse caktohen nga operatorët a tyre shteteve

12 Mars 2018

ARKEP njofton opinionin publik se çmimet e thirrjevedalëse me pakicë nga çdo operator në botë caktohen nga  vet ata operatorë në shtetet nga ata vijnë.

Sipas ARKEP, fillimi i shfrytëzimit të kodit 383 për Kosovën, mundëson që në marrëdhëniet në mes operatorëve të Kosovës dhe atyrendërkombëtarë, qoftë për caktimin e çmimeve të thirrjeve apo edhe orientimin etyre, të mos ketë më ndërmjetësues që përfitojnë nga përdorimi i kodeve tështeteve tjera. Operatorët tanë janë të lirë që direkt të negociojnë çmimet meshumicë (në mes operatorëve) për thirrjet ndërkombëtare.

"Në këtë kontekst, çmimet e aplikuara nga operatorët eRepublikës së Kosovës për operatorët ndërkombëtar nuk kanë ndryshuar, prandajnuk ka asnjë argument të vetëm që thirrjet ndërkombëtare me pakicë në kodin 383të jenë më të shtrenjta.  Rrjedhimisht,implementimi i kodit 383 eliminon barrierat, të cilat kanë ekzistuar deri më tanime përdorimin e 3 kodeve", theksohet ne njoftim.

Aktualisht, para heqjes përfundimtare të përdorimit tëkodeve tejra për Kosovën, jemi inforuar nga opratorët tanë se  nuk është ndryshuar çmimi thirrës me shumicëpër kodin e ri.

ARKEP është duke e trajtuar rastin e paraqitur në mediasot për thirrjen e bërë nga operatori finlandez Telia dhe me gjithë faktin seështë jashtë përgjegjësive të vendimmarrëse të ARKEP kjo çështje, pasi që bëhetfjalë për çmimet me pakicë, të cilat i vendos vet operatori (në këtë rastTelia),jemi duke kërkuar informata shtesë nga operatori në fjalë për të parë secila është arsyeja e mbi-tarifimit të këtij rasti për thirrjen nga ky operatornë drejtim të Kosovës me kodin 383.

ARKEP ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve tanë nëdiasporë por edhe të tjerëve që thërrasin në drejtim të Kosovës, që tëlajmërojnë pranë operatorëve të tyre edhe rastet tjera eventuale kur ka problememe thirrje në drejtim të kodit 383.

ARKEP rikonfirmon se marrja e kodit shtetëror +383ekskluzivisht për Kosovën nga ITU është hapi vendimtar i pavarësimit të plotëtë Kosovës në fushën e telekomit dhe kjo do ketë efekt pozitiv afatgjatë si nëçmimet e thirrjes e poashtu edhe në zhvillimin e sektorit të telekomit.

AFRKEP mbetet i përkushtuar që sa më parë të përfundojnë tërësi implementimi i kodit telefonik 383 dhe për të gjitha këto dhe çështje tjerame rëndësi për tregun e komunikimeve elektronike do të mbaj të informuaropinionin publik.