15.07.2011/09:58 - E Premte1

Si të heqim yndyrën nga flokët

Pse bëhen flokët me yndyrë? Ja disa mënyra për ta shmangur këtë..

Flokët bëhen të yndyrshëm si pasojë e një çrregullimi të gjendrave dhjamore. Ato sekretojnë gjiihmonë dhe më shumë yndyrë e cila del në sipërfaqe të kokës dhe për pasojë rrënja e flokut shkëlqen.

Nëse “vaji” i bën flokët edhe më të bukur dhe ju jep shkëlqim, kur është më tepricë kthehet në një bezdisje.

I kujt është faji?
·  Trashëgimia: njëri nga prinderit tuaj duhet t’i ketë flokët të yndyrshëm
·  Një problem endokrinik: Një sekretim i tepërt i hormoneve mashkullore
·  Ushqimi: abuzimi me yndryrnat dhe sheqerin
·  Disa probleme shëndetësore: kapsllëku, obeziteti, probleme me mëlçinë
·  Stresi: një tronditje emocionale përshpejton sekretimin e yndyrës
·  Shampot e papërshtatshme: cilësi e dobët ose keqpërdorim

Si të shpëtojmë nga yndyra e flokëve

·  Përmirësoni shëndetin tuaj të përgjithshëm. Ushqehuni në mënyrë të ekuilibruar (shmangni yndyrnat dhe dhjamrat e kafshëve) dhe përdorni ushqime që ju ndihmojnë për flokët
·  Oksigjenoni lëkurën e kokës dhe fërkojeni atë me locione për flokë të thatë për të stimuluar kapilaret dhe për të hequr yndyrën
·  Pastroni flokët. Përdorni rregullisht një maskë kundër yndyrës në të gjithë rrënjen e flokut. Lani flokët me substanca pa ion sa më shumë të jetë e mundur.

Komento: