15.10.2011/11:40 - E Shtunë0

Burri im i kënaqur me rritjen e përmasës së gjinjve

Miranda Kerr ka zbuluar se që prej se gjinjtë e saj janë rritur ndjeshëm si pasojë e shtatzënisë dhe lindjen e djalit të saj, bashkëshorti i saj, aktori Orlando Bloom, ndjehet shumë më i kënaqur me gjinjtë e saj.

“Përveç që është gëzuar se është bërë baba për herë të parë, ai është jashtëzakonisht i lumtur me faktin se gjinjtë e mi janë rritur natyrshëm. Ai thotë se unë i kam dhënë atij një dhuratë të dyfishtë, një djalë dhe gjinj më të mëdhenj”, ka rrëfyer Miranda, e cila edhe vet ndjehet e lumtur që gjinjtë e saj i janë rritur, pasi nuk ka qenë e kënaqur me madhësinë e tyre.

Fakti se shtatzënia e saj ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e përmasave të gjinjve të saj, ka bërë që Miranda Kerr të zgjidhet për të bartur sutjenet e shtrenjta të shtëpisë së modës ‘Victoria`s Secret’, në vlerë hiç më pak se 2.5 milionë dollarë.

Komento: