12.01.2013/14:32 - E Shtunë0

Kastro Zizo e tepron në “Zonë e Lirë” (Video)

Këngëtari kontrovers, Kastro Zizo është zënë keq me njërin prej mysafirëve në emisionin e Arian Çanit “Zonë e Lirë”. Madje zënka për pak sa nuk ka kaluar në rrahje.

Derisa zënken më të madhe e kishte me Zhakun, që po ashtu ishte mysafire, e me të cilën shkëmbeu edhe fyerje e sharje, ai u zu edhe me Arlindin, që është piktor, i cili i ndërhyri derisa po fliste.

Madje Kastro deshi të përleshej fizikisht. Sidoqoftë, një të dalë të pijë cigare Arlindi, Kastro tha se me të njihet ‘qe 100 vjet’ dhe se i kërkon falje. Mirëpo shtoi se nuk lejon që t’i ndërhyhet në muhabet. “Unë Arlindin e njoh prej 100 vjetësh dhe e dua dhe e respektoj, por kur i them mos të më ndërhyjë, mos të ndërhyjë dhe kaq. U kry filmi. Unë kështu ia bëj edhe plakut tim”, tha Kastro.

Në fakt, zënka erdhi teksa Kastro ishte ‘çartur’ teksa Çani lexoi komentet mes Zhakut e Kastros, kur Zhaku kishte thënë ‘turp, turp, turp, mjerë ai fëmijë që të ka baba’. E ndërkohë, Kastro kërceu duke thënë se askush nuk guxon të merret me fëmijët e tij, ngase siç tha ai, ‘ia pres fytin kushdo që merret me fëmijët e mi’. Ndërsa Arlindi i kujtoi që secili bën ashtu për fëmijët e tij./KosovaOnline/

Komente 1

AlbaniaKosova13.01.2013/04:05

Ju lumte per pershkrimin e ngjarjes!

Komento:



Reklama Juaj

Kursi Valutor

Njoftime/Konkurse