13.06.2013/14:44 - E Enjte0

MPB nis lëshimin e pasaportave të reja biometrike

PRISHTINË - Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga sot ka filluar lëshimin e pasaportave biometrike me dizajn të ri, ku faqja e personalizimi i të  dhënave  do të jetë me ngjyra.

Me këtë rast, MPB plotëson kriterin e kërkuar nga Bashkimi Evropian për sigurinë e dokumenteve të udhëtimit për vitin 2014, pasi që pjesa elektronike e prodhimit të pasaportave është e teknologjisë së fundit.

Personalizimi i kësaj pasaporte bëhet në bashkëpunim me kompaninë gjermane “Giesecke and Devrient”, që është lider në këtë lëmi./KosovaOnline/

Komento: