27.02.2017

Reklama

Foto Lajm
Taksistet e vendosur në skaj të rrugës ‘Garibaldi’ në Prishtinë zakonisht hynë dhe kthehen në Sheshin ‘Zahir Pajaziti’ duke rrezikuar këmbësorët. Komuna duhet të pamundësojë qasjen e tyre në shesh.
Aktivistët e Vetëndosjes kanë shkuar në gjykatë me fanella me fotografinë e Astrit Deharit që vdiq kohë më parë në qendrën e paraburgimit në Prizren
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë ka akuzuar mediat se gënjyen kur raportuan se pjesëmarrja në inaugurimin e presidentit Donald Trump ishte dukshëm më e vogël se ajo e vitit 2009 për Barack Obama, derisa fotot nga ajri e konfirmojnë atë.
Në këto ditë të ftohta dimri nuk janë të paktë qytetarët e Prishtinës, të cilët gjejnë kohë të ushqejnë kafshët dhe shpezët. Tashmë janë bërë të zakonshme pamjet e hedhjes së ushqimit për pëllumba në sheshet e kryeqytetit.
Pas reshjeve të borës shumica e rrugëve janë liruar, por borë më shumë se gjysmë metri gjendet mbi këtë veturë në lëvizje në Prishtinë. Mbase shoferi e pret komunën që t'ia pastrojë./FOTO: KosovaOnline.info/